Alteo Hyseni, personi që shihni në foto është 16-vjeçari që humbi jetën teksa ishte duke parë një ndeshje basketbolli mes skuadrës Leaders dhe Pogradecit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.
Sipas policisë, 16-vjeçari ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë në spital.
Por miqtë e tij, që ndodheshin aty kur ndodhi ngjarja e rëndë japin një tjetër version.
Ata thonë se Teo, siç e thërrisnin, ishte ish-lojtar i ekipit Leaders dhe pas përfundimit të ndeshjes zbriti në fushë për të festuar me miqtë e tij.
Disa prej tyre thonë se ai është varur te rrjeta e koshit dhe është rrëzuar me kokë, ndërsa disa të tjerë thonë jo
Do jetë grupi hetimor i policisë ai që do hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.