Polici në Vlorë: Na shfrytëzojnë, 12 orë punë dhe nuk paguhemi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2024, 23:51

Një efektiv policie në Vlorë denoncon për JOQ Albania pakënaqësinë e tij ndaj drejtuesve të tij. Ai shkruan pranë redaksisë së JOQ se prej një muajsh policët kanë realizuar shërbime te panevojshme në një interval kohor prej 12 orësh.

Ky shfrytëzim i punonjësve vjen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë në Vlorë, teksa supozohet se i tillë angazhim kërkohet vetëm në rastet emergjente apo në sezonin turistik.

Sipas policit, kjo mbingarkesë vjen në një kohë kur pagesat janë në nivele të uleta dhe aspak justifikuese.

QYTETARI SHKRUAN:

Pershendetje jam punonjes policie dua te publikoj nje shkelje te superjoreve tane te cilet kane gati 1 muaj ne Vlore qe na kane ngarkuar me sherbime 12 orarshe te pa arsyshme dhe te pa motivuara gjoja me urdher te drejtorit te pergjithshem.Sherbime te cilat vendosen vetem ne raste emergjente ose ne sezon turistik.Sherbime qe po lodhin punonjesit e Policise se rendit Vlore dhe te cilat nuk po paguhen.A eshte e mundur ? Dhe dua qe kjo te ngelet anonim.Punonjesit e Policise Vlore te sektorit te rendit publik po trajtohen si puntore te homonias jo si punonjes shteti.Dhe eproret i e kane kthyer kete institucion si privat bejne cduan ne kundershtim me normat rregullat dhe procedurat standarte te policise ne kurriz te punonjesve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit