Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.02.2024, 22:44
Problematikat në kryeqytet janë të shumta dhe raportohen çdo ditë. Së fundmi, nnjë qytetar i Freskut denoncon pranë JOQ Albania se prej 4 ditësh në hyrjen e pallatit të tij, janë bllokuar tualetet e katit të parë. Kjo gjendje ka shkaktuar daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza, duke krijuar një kaos për të gjithë banorët e pallatit.
Në kushte të tilla, qytetari thekson se ekziston mundësia për krijimin e infeksioneve dhe rreziku nga elektriciteti. Përballë kësaj situate, qytetarët janë ankuar në institucionet përkatëse po pa përgjigje.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ! Ju kerkoj ndjese per shqetesimin! Jam nje banor i nje pallati ne Fresk! U be me teper se 4 dite qe ne hyrje te pallatit, jane bllokuar tualetet e katit te pare qe nuk kujdeset asnje person por dyert e tyre jane te hapura. Ne nje gjendje te tille kane dale ne siperfaqe ujerat e zeza te cilat jo vetem kane nje arome qe ndihet deri 3 pallate me tutje, por nuk mund te futesh dot brenda ne hyrjet ku jetojme shume familje. Jo vetem kaq, por eshte stakuar automati i koridoreve ashensoreve dhe hyrja tashme eshte pa energji pa asgje. Mbizoterojne infeksionet, dhe rreziku per te na zene korrenti ne cdo kohe! Nje person banor i pallatjt dje eshte rrezuar nga uji dhe eshte demtuar! Kemi bere te gjitha ankesat e mundshme. Ne Polici, Ne Policine bashkiake, ne Emergjencat kombetare, ne Ishp, dhe mbi te gjitha ne UKT! UKT deklaron se nuk merren ata me keto probleme. Nuk kthejne pergjigje. Nuk duan tja dine. I kam marr sot 20 here dhe do e shohim ankesen tuaj thone! OSHE nga ana tjeter thote qe kete punen e ka UKT, ndersa per rrezikun e banoreve nga korrenti nuk ka akoma rrezik, pra presin te shkoj gjendja te behet skandal pastaj te nderhyrjne. Emergjencat nuk pergjigjen. Zjarrefiksja ska pune me ne thone. Policia bashkiake po ashtu. UKT nuk do tja di dhe nuk po vijne. Eshte skandaloze! Eshte e pabesueshme!
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.