Shqiptari i vrarë në Itali në lidhje me një 17-vjeçar, takimi në pyll rezultoi fatal për babanë e dy fëmijëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2024, 19:05

Një 17-vjeçar italian është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja, në Pieve del Grappa, Itali.

Përgjigjet që kërkonin hetuesit për vrasjen misterioze fshiheshin në “jetën e dyfishtë” të Bledar Dedjës.

Në celularin e dytë që përdorte për takime jashtëmartesore, policia gjeti pista vendimtare për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga hetuesit, 17-vjeçari italian u takua me Dedjen rreth një vit më parë gjatë një periudhe alternimi shkollë-punë që kryente aty ku punonte shqiptari. Një nga hipotezat është se 17-vjeçari ka dashur ta ndërpresë lidhjen me shqiptarin, por ky i fundit dyshohet se ka refuzuar dhe ka tentuar ta shantazhojë.

Prandaj, italiani kishte rënë dakord për një takim me shqiptarin pasditen e 20 janarit dhe takimi do kryhej në një korije pranë Paderno del Grappa (Treviso).

Një kamera e vendosur në rrugën kryesore që të çon në pyll ka regjistruar 17-vjeçarin duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte mbërritur aty me makinë në shoqërinë e viktimës. Jo shumë larg u gjetën rrobat që kishte veshur gjatë krimit, arma ende e gjakosur dhe çelësat e makinës së shqiptarit.

Dedja u godit rreth 20 herë me thikë dhe njëra prej goditjeve, ajo fatale, ishte marrë nga prapa, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Mjeku kishte gjetur një sërë plagësh sipërfaqësore në duart e shqiptarit, që tregonin se ai ka tentuar të vetëmbrohet.

39-vjeçari shqiptar frekuentonte rrethet e homoseksualëve dhe vetë bashkëshortja e tij, e marrë në pyetje menjëherë pas krimit, kishte vënë hetuesit në gjurmët e krimit të pasionit. Ajo tregoi në polici se disa vite më parë kishte punësuar një hetues privat sepse dyshonte se i shoqi po e tradhtonte. Trupi, i shtrirë në shkurret në Via dei Colli, në Paderno di Borso del Grappa, u gjet me pantallonat dhe të brendshmet të ulura. Një detaj që drejtoi menjëherë hetimet për një takim seksual që përfundoi në vrasje.

U fol edhe për hipotezën e një personi të dytë të përfshirë, i përdorur si karrem. Por për momentin duket se nuk ka asnjë dëshmi për një bashkëpunëtor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit