Sherr mes shqiptarëve në Francë, njëri qëllohet me armë tjetri me thikë në fyt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2024, 17:44

Dy shtetas shqiptarë janë plagosur të mërkurën më 21 shkurt në Clermont-Ferrand, Francë, pas një sherri mes tyre. Njëri prej tyre është plagosur nga një armë zjarri në gjoks dhe tjetri në fyt.

Sherri ndodhi në lagjen Croix-de-Neyrat të Clermont-Ferrand, rue des Clos rreth orës 17:45, të mërkurën 21 shkurt. Komisariati Clermont-Ferrand bën me dije:

"Kemi 2 automjete: një Renault Scénic në të cilën ndodheshin 2 persona dhe një Golf në të cilin ndodhej një person. Duket se ka pasur një sherr motivi i të cilit end enuk dihet. Shqiptari që mbërriti me “Golf” ka goditur me thikë në fyt shqiptarin tjetër. Një nga pasagjerët e makinës është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri. Dy personat që banonin në Scenic janë larguar veçmas, pasagjeri në këmbë, shoferi me mjetin. I plagosuri nga të shtënat me armë është shpëtuar nga zjarrfikësit dhe është dërguar në spital. Për momentin nga Komisariati nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Dy orë më vonë, në orën 19:45, në qendrën shëndetësore République është paraqitur 30-vjeçari shqiptar që u plagos me thikë në fyt.

Shqiptari është një emër i njohur për policinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit