Keqtrajtimi i kafshëve është në nivele alarmante në Shqipëri.
Por edhe më alarmant është fakti se në shumë raste janë fëmijët e të miturit ata që i keqtrajtojnë kafshët për t’i shpërndarë videot më pas në rrjetet sociale.
E një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një natë më parë në Peqin.
Në rrjetin social Snapchat janë shpërndarë pamjet e një djali i cili ka kapur një mace nga koka dhe e ka hedhur nga shkallët.
Këto pamje ai i ka publikuar në Snapchat për miqtë e tij, por njëri prej tyre është shqetësuar prej tyre dhe ka vendosur ta denoncojë si rast, pasi nga mania për të marrë sa më shumë pëlqime (likes) dhe për t’u bërë “viral”, fëmijët dhe të rriturit janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq peqini mbremjen e kalur nuk e di ca brezi po rrisin. Ju lutem postoje Videoja esht ber naten e kalur npeqin Jan dy tmitur. Videoja mka ardh nprogramin snapchat na ni shok qe km aty. Nuk e njof njet real thjesht nga snapchat