Macja turke Tchus dhurohet për arsye emigrimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2024, 15:56

Emigrimi është një hap i vështirë për të gjithë pasi duhet të lësh pas shumëçka.

Këtu nuk përmendim vetëm familjen dhe njerëzit e dashur, por edhe shtëpinë, sendet/objektet e preferuara, apo edhe kafshët.

Ndarja me këto të fundit është shumë e vështirë, por edhe hedhja në rrugë është e pamundur.

Për të shmangur diçka të tillë, një familje që do emigrojë do dhurojë macen e tyre turke për adoptim.

Macja e quajtur Tchus është vetëm 5 muajshe, prandaj dëshira e familjes që do largohet në emigrim, është që macja të gjejë një strehëz të ngrohtë e plot me dashuri.

Kushdo që është i interesuar, mund të kontaktojë me numrin e mëposhtëm.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Po ju shkruaj per arsye sepse kemi nje mace, femer vogelushe 5 muajshe, me origiine Turke, dhe prinderit e mi duan ta dhurojne per arsye sepse largohen jashte shtetit! Arsye emigrimi. Ata nuk kane deshire ta abandonojne ne rruge, keshtu qe ju lutem mund ta postoni? Nese eshte dikush I dashuruar mbas maceve, mund te behet e tij/e saj. Ja dhe nje foto te maces, quhet Tchus.

Ju lutem profili anonim, por po ju le nje numer WhatsApp, dhe te interesuarit serioz mund te me shkruajne ne WhatsApp. Faleminderit nese kjo mace e vogel gjen nje shtepi te ngrohte.

+385955347736.

Rrace turkeze keshtu me kane thene

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit