E rëndë në Lezhë, 54-vjeçari i jep fund jetës në banesën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.02.2024, 20:39

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë. Bëhet e ditur se një 54-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Dyshohet se burri është vetëvarur në banesën e tij.

“Rreth orës 19:00, në lagjen “Gurra”, Lezhë, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi P. N., rreth 54 vjeç.”– njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit