Arrestohen edhe dy vëllezërit: Ndihmuan Gertën në vrasjen e babait!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.02.2024, 18:31

Pas marrjes në pyetje, policia e Durrësit ka arrestuar edhe dy vëllezërit e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri.

Sipas policisë në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Gjithashtu nën hetim është vendosur edhe bashkëshortja e viktimës.

“Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim", njofton policia e Durrësit në një konferencë për shtyp.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit