“Më vrau fëmijën”, këto janë fjalët e 19-vjeçares që abortoi foshnjën pas dhunës psikologjike dhe fizike të ushtruar nga i dashuri shqiptar.
E reja duke folur për mediat greke ka treguar si ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe makthin që ka përjetuar nga 27-vjeçari shqiptar. Ajo thotë se shqiptari e ka kërcënuar dhe i ka dhënë pilula për të humbur foshnjën, pa dëshirën e saj.
“Prandje po dëgjoja të rrahurat e zemrës së tij, kjo pamje nuk më largohet nga mendja. Po dëgjoja rrahjet e tij të zemrës. Por tani ai nuk është më. Ai më vrau fëmijën. Nuk më goditi. Më lidhi duart dhe më shkeli në kokë, më mbylli gojën, po më thoshte se: “E kam vendosur: do të të vras. Do të vras edhe fëmijën". Më pas më dha disa pilula”.
Ajo vetë u përpoq ta largohej por më kot. Partneri i saj ishte i vendosur t'i jepte fund shtatzënisë së saj.
“Kam bërë sikur kam pasur shumë dhimbje, se do të humbas ndjenjat. Ai u frikësua dhe më solli në spital. Më kërcënoi në rrugë. Se nëse flas, e shkon në burg do te dergonte disa shqiptare te tjere, me tha mua, vellain e disa te tjere te na vrasin, më tha të mos tregoj se kam marre disa pilula, nuk e dija cfare pilula me ka dhene”.
19-vjeçarja flet për një marrëdhënie bullizmi dhe xhelozie. Kur mësoi se ishte shtatzënë me fëmijën e tij, ajo e njoftoi me gëzim. Reagimi i 27-vjeçarit nuk ishte ai që priste. Ai e ka kërcënuar me jetë, ndaj 19-vjeçarja i ka paketuar gjërat dhe është kthyer në shtëpinë e saj.
“Më tha një ditë kur isha në shtëpi: “Nëse nuk vjen do të vras ty, fëmijën dhe do të vras veten”, më kishte zili, donte që edhe unë të lija punën. E doja shumë, shumë. Dhe nuk i bëra asgjë. Nuk e di pse ma bëri këtë. E doja me gjithë zemër."