E gjithë familja e dyshuar për vrasjen e Pëllumb Metës, merren në pyetje 7 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2024, 16:07

Pas Hygerta Metës, në vendin ku u gjet i vrarë dhe i groposur, Pëllumb Meta, ka shkuar bashkëshortja e tij.

Kjo e fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën për vrasjen e kryefamiljarit. Të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë janë edhe dy djemtë e tij, çka do të thotë se deri më tani e gjithë familja dyshohet se është e përfshirë në vrasje edhe pse në dëshmitë e tyre përpiqen të tregojnë të kundërtën.

Deri më tani 7 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje, por ngjarja nuk është zbardhur ende plotësisht pasi ka ende pyetje pa përgjigje.

Një prej tyre lidhet me faktin se si vajza ka larguar trupin e babait, rreth 90 kg, nga vendi i ngjarjes, në katin e dytë të banesës, dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë, pranë kasolles së lopëve.

Trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme e cila do zbulojë edhe kohën e vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit