Pak momente me parë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, është goditur nga vetura.
Gjendja e tij është stabile dhe ai momentalisht ndodhet nën mbikëqyrje të mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Shefi i Emergjencës, Hekuran Veçgishti ka folur rreth gjendjes shëndetësore të tij.
“Rreth orës 11:30, në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm të Prizrenit, është sjell pacienti për shkak të lëndimit të marr nga aksidenti. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në emergjencë ku është parë se ka lëndime në kokë. Për momentin pacienti është në mbikëqyrje në emergjencë dhe ka gjendjen stabile”, tha Veçgishti.
Për IndeksOnline aksidenti është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policinë për Rajonin e Prizrenit. Ai tha se sot në mesditë janë njoftuar për një person që është goditur nga vetura.
“Rreth orës 11:50 në rrugën “Adem Jashari” jemi njoftuar se një person është goditur nga vetura. Nuk kemi informacione për gjendjen e tij por hetuesit janë duke e marr në pyetje të lënduarin”, tha Bytyqi.