Vetura godet bashkëshortin e Shkurte Fejzës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2024, 14:41

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia në Prizren.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit, Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por është pak. Do të doja që Shkurta si një figurë e njohur kombëtare të ishte fetare, sepse edhe ajo ka me vdekë si unë, edhe hiq larg nuk e ka se i ka bërë disa vjet të mira”, kishte deklaruar Krasniqi.

Pas kësaj, kishte reaguar bashkëshorti i këngëtares, Hajrush Behluli, i cili ka theksuar se feja e tyre është shqiptaria.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm, me bindje dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vrajmë mendjen. Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetëm SHQIPTARIA. P.S ky tipi po gënjen sepse ky nuk e ka ditur a jemi fetar apo jo sepse fatmirësisht kurrë në jetë nuk e kemi takuar e as biseduar në telefon andaj le të merret me ata që komunikon”, kishte deklaruar Behluli.

Lidhur me deklaratën e hoxhës ka pasur disa reagime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit