Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka tentuar të përdhunojë vajzën që do i grabiste shtëpinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit janar, në Keratsini kur i riu shqiptar hyri për të grabitur shtëpinë e një 28-vjeçareje. Por kur ai pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.
28-vjeçarja bullgare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili më parë ishte dënuar për tentativë përdhunimi. Kur shqiptari ka tentuar ta përdhunojë vajzën nën kërcënimin e thikës, ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.
Pas një ore mundim, 28-vjeçarJA ka arritur të kafshojë shqiptarin, i cili më pas është arratisur. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici kur ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.
Efektivët e policisë kanë rënë dje në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga.