Gjendet një granat e pashpërthyer në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.02.2024, 12:52

MPB njofton se dje është gjetur një granatë e pashpërthyer në Kumanovë.

“Më datë 22.02.2024, në MPB të Kumanovës, Sh.B.(55) nga fshati Hotël, komuna e Likovës, ka raportuar se në lagjen Bedinje të Kumanovës, gjatë kryerjes së punëve me makinë pune në rrugës, ka gjetur një granatë.

Një person piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka larguar granatën dhe ka konstatuar se ishte një granatë mortaja e gërryer 120 mm.

Në vendin e ngjarjes inspektim kanë kryer ekipi policor nga SPB Kumanovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit