Armando Kumaraku i cili u vu në pranga dy ditë më parë pasi së bashku me të ëmën Natashën shfrytëzonin Argent Kumarakun 10 vjeç për shikime në TikTok, rezulton se është edhe tutor.
Në një video të dërguar ekskluzivisht për JOQ, Kumaraku duket se filmon dy vajza të cilat tregojnë hiret e pasme në video për një klient që i ka gjetur Kumaraku.
Burime të sigurta për redaksinë bëjnë me dije se TikTok-si i njohur nëpërmjet parave që fitonte nga prostitucioni bënte një jetë luksoze si tutor.
44-vjeçari u pa i qeshur dje para kamerave kur po shoqërohej për në burg nga policia dhe përsëriti frazën e thënë nga ky i fundit edhe në përfundim të videos “Kaq muhabet nga Kumaraku”.