Gjeli i famshëm i Kosovës që zgjat këngën deri në 90 sekonda (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.02.2024, 17:40

Gjeli i Kosovës që zgjat këngën e tij deri në 90 sekonda pa e ndalë ka marrë vëmendjen edhe të agjencisë franceze të lajmeve AFP. Aty është publikuar një storie e shkurtë për gjelin dhe pronarin e tij, Fevzi Aliu.

“Fevzi Aliu, një fermer në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ka në mesin e kafshëve nën kujdesin e tij disa ekzemplarë të një specie unike vendase. I njohur si ‘Këngëgjati i Kosovës’, këta gjela kryesisht me pendë të zeza mund të lëshojnë zërin e tyre të ngjirur për gati 90 sekonda pa u ndalë”, shkruan AFP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit