Fatale/ Vajza blen mace 500€ i ngordh për dy ditë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.02.2024, 14:23

Edhe pse keqtrajtimi i kafshëve është në nivele alarmante në vendin tonë, ka ende njerëz të mirë që kujdesen për to, i adoptojnë e madje racat që cilësohen si “aristokrate” për bukurinë e tyre zgjedhin t’i blejnë në shifra të frikshme.

Por blerja që ka kryer një vajzë në një dyqan kafshësh në Tiranë, nuk ka shkuar ashtu siç e priste, pasi ka rezultuar në fatalitet.

Vajza ka denoncuar për JOQ ALBANIA se pak ditë më parë ka blerë një mace të racës 'british shorthair' me vlerë 500 euro te një dyqan i quajtur 'pet_shop_selvia'. Por sapo e ka marrë në shtëpi, macja është sëmurur dhe ka refuzuar të konsumojë ushqim. Menjëherë, ajo i është drejtuar faqes ku e ka blerë dhe pasi i ka treguar për situatën, ata i kanë thënë se mosushqyerja lidhet me stresin. Edhe pas kësaj, macja ka refuzuar ushqimin edhe pse vajza ka përdorur shiringa.

Sërish vajza ka kontaktuar me faqen dhe, kësaj here ata i kanë thënë se macen duhet ta çojë te veterineri. Por kur vajza e ka çuar macen te veterineri, i është thënë se ajo ka lindur me virozë e prandaj refuzon ushqimin.

Pa kaluar shumë ditë, macja ka ngordhur dhe vajza ka denoncuar rastin në polici, pasi thotë se shesin mace të sëmura, pa kupon tatimor dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Ajo thotë se ky është rasti i dytë që ndodh me kafshët e blera në këtë dyqan, prandaj kërkon që të merren masa që raste të tilla të mos përsëriten më.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, si jeni? Doja te beja nje denoncim per nje faqe pet shop. Para 1 jave bleva nje mace British shorthair tek pet_shop_selvia me vleren 500Euro. Pervec faktit qe zonja as nuk mori mundimin per te dhene kuponin tatimor rezultoi qe macja ishte e semure. Sapo e mora macen i shkruajta qe po refuzon ushqimin. Ja cova per ta pare diten tjeter , dhe ata vet nuk po e ushqenin dot dhe juatifikoheshin me faktin qe macja ishte e stresuar nga nderrimi i ambjentit. Dy dite me pas i shkruaj perseri qe macja nuk ha asgje por perseri me te njejten juatifikim, ne vend te me keshillonin per ndonje veteriner ( duke mos pasur eksperienc me kafshet) i rishkruaj prap te premten duke i thene qe edhe pse po mundohem me shiringa nuk ha dhe me ne fund vendosi te me keshilloje qe duhet ta shikoje nje veteriner ( mund ta thoshte qe ne fillim pa e shtyre me preteksin e stresuar).

E coj macen te vethospital dhe me konfirmojne qe macja ka lindur me viroze dhe prandaj refuzon ushqimin. Dhe eshte ne gjendje te rende nuk besoje se ja del. Sot macja ngordhi dhe nuk mbajne pergjegjesi as per mosinformimin , as per kete qe ndodhi e as per macet qe shesin pa kupon tatimor. Te lutem sinjalizore si rast sepse mund te jene shume mace te infektuara qe mund te ngordhin Sic ndodhi me mua

Kjo eshte macja që ngordhi ne spital. Eshte rasti dyte per te njejtin dyqan E kuptoni qe po shesin mace te semura. Kam bere denoncim dhe ne polici dhe nuk u paraqit fare. Pronarja dyqanin e ka tek selvia 100 metra poshte shkolles partizani.

Reagimi i dyqanit:

Pershendetje Joq si jeni ? Une qe po ju shkruaj jam vajza qe zoteroj dyqanin qe eshte akuzuar nga zonja. Zonja e ka marre macen ne daten 10 shkurt dhe ne mesazhet qe ju kam derguar vertohet qe zonja nuk ka 2 dite qe e ka blere macen por ka 13 dite sot. Te vertetat e mia jane me pamje filmike dhe me mesazhe ku zonja me ka kercenuar dhe ka mohuar gjithashtu fjalet e saj. Askush nuk e ka detyrur te bleje dhe zonja nuk eshte paraqitur ne asnje moment ne dyqan per te biseduar. Ne mesazhe vertetohet qe zonja ka thene qe nuk ka patur mundesi ta ushqeje dhe eshte njesoj si nje femije i vogel qe ta lesh te pa ushqyer. Dhe viroza e cila pretendon mund te interesoheni ne veteriner shfaqet ne moment qe i bie imuniteti dhe te rri pa ngrene kalon ne stres dhe ateher i shpifen cdo smundje . E dyta i keshillova ta ushqej mos ta lej pa ngren dhe ta conte ne veteriner pasi ne sjemi veteriner smund ta dijme cfar dhe si e ka trajtuar zonja ne fjal kotelen kur skishte as kohe ta ushqente , pervec kesajt kur ka qen ne dyqan i kemi thene te mari kotelen me vaksine pasi kjo ishte me e vogel dhe me kembengulje kerkoj me te voglen dhe do ja bente vet vaksinen , kjo jo qe 13 dite si beri vaksine por skishte kohe as ta ushqente. Zonja donte ta merrte sa me te vogel me pretendimin se donte ta rriste vete. Zonja ka qene vetem ne dyqan me femijet dhe ka zgjedhur ate qe ka dashur pa patur ndikim nga askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit