Pak muaj më parë, hakerat e grupit iranianë "Homeland Justice" sulmuan kompaninë "ONE Albania" dhe nxorrën në shitje të dhënat e shqiptarëve.
Por sikur të mos mjaftonin këto probleme që vendosën në pikëpyetje sigurinë e kësaj kompanie, 'ONE' tani mbështetet te rusët për kujdesin ndaj klientëve.
Kompania në Shqipëri që vjedh çdo ditë shqiptarët dhe i mashtron, përdor një platformë ruse për kujdesin ndaj klientit. Një qytetar që ka konstatuar këtë, thotë se platforma e kujdesit ndaj klientit e quajtur "Chat2Desk" ka adresë në Rusi në shpjegimin e tyre për Meta Platforms Inc, thuhet se janë një organizatë ekstremiste dhe aktivitetet e saj janë të ndaluara në Federatën Ruse.
Gjitashtu kjo platformë tregon se Facebook dhe Instagram janë të ndaluara në territorin e Federatës Ruse.
Denoncimi i qytetarit:
A ka shtet në Shqipëri? A ka policë, SPAK, gjykata, SHISH, apo media? Kompania e telekomunikacionit, e cila disa ditë më parë u raportua se ishte hakuar, përdor një platformë ruse për kujdesin ndaj klientit. Mund të mos më besoni, por ju ftoj të verifikoni vetë. Hyni në faqen e internetit https://www.one.al. Atje, në fund, ka një ikonë për chat, dhe One përdor një platformë ruse me adresë në Rusi. Ja cfar thote kjo kompani ne faqen e tyre: * Meta Platforms Inc. is recognized as an extremist organization and its activities are banned in the Russian Federation. WhatsApp, Facebook, and Instagram are its products. The offtake of Facebook and Instagram is prohibited on the territory of the Russian Federation.