Grubi: Taravari s’ka gjasa të fitojë as tek blloku shqiptar e lëre më të shkojë në rrethin e dytë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2024, 22:35

Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi nga BDI, thotë se kandidati opozitar për president, Arben Taravari edhe vetë e ka deklaruar se nuk ka gjasa të fitojë garën për president dhe se bashkë me Bilall Kasamin, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë kryetarë komunash.

Kjo sipas Grubit është një mashtrim për qytetarët, pasi i ftojnë të votojnë për diçka që as ata se besojnë.

Sipas Grubit, Taravari është në politikë rastësisht dhe e quajti politikan sezonal.

“Ai e di se do të dështojë. S’ka shanse të fitojë as në kampusin shqiptar e lëre më të hyjë në rrethin e dytë”, tha Grubi në “KlanDebat”.

Sipas Artan Grubit të BDI-së, opozita shqiptare dhe kandidati i tyre për president, Arben Taravari, nuk kanë ndonjë program zgjedhor dhe këtë, sipas tij, e kanë pranuar vetë ata. Për këtë arsye, sipas Grubit, opozita është munduar që pikat e programit të BDI-së, t’i prezantojë si të vetat.

“Nuk kanë as ueb faqe, nuk kanë as program, nuk kanë as ide dhe të vetmen tezë e kanë rrënimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së edhe pse Ali Ahmeti dhe BDI i kishte krijuar ata”, tha Grubi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit