Emergjencë kombëtare, vetëvritet nëna e një fëmije 9-vjeç në Delvinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.02.2024, 20:15

Jemi në një emergjencë kombëtare! Rritet në mënyrë të frikshme numri i vetëvrasjeve në Shqipëri!

Vetëm pak më parë mësohet se një tjetër grua 30-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në Delvinë.

Sipas mediave, mësohet se gruaja ishte nënë e një fëmije 9-vjeç. Ajo u gjet e varur në tualetin e shtëpisë në fshatin Fushë-Vërri në Delvinë.

E ndjera e quajtur Teuta Kondi, është gjetur e pajetë nga i vëllai ndërsa i shoqi mësohet se ka qenë duke kullotur bagëtitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit