Pamjet/ Kamionit s’i mbajnë frenat, përmbyset në mes të lagjes në Tiranë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.02.2024, 19:20

Mesditën e sotme një kamion u përmbys në mes të rrugës, brenda një lagjeje në Tiranë.

Së fundmi JOQ Albania ka siguruar edhe pamjet e këtij momenti, ku duket që pasi ka ngjitur një malore, kamionit nuk i kanë mbajtur frenat dhe është “lëshuar mbrapsht”.

Fatmirësisht, dy kalimtare, kanë shpëtuar për mrekulli dhe gjithashtu edhe shoferët e automjeteve që kamioni kishte pas.

Në një njoftim zyrtar policia e Tiranës tha:

Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit