Vrasja e dyfishtë në Kumanovë, caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2024, 17:50

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Vrasje”, si dhe një “tentim për vrasje”.

Incident në Kumanovë, vriten dy persona dhe plagoset një tjetër I dyshuari 67-vjeçar më 21 shkurt në fshatin Gabresh të Kumanovës ka pasur një debat me dy djemtë e motrës së tij. Debatit i është bashkuar edhe motra.

Me armën që e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre dhe me dashje ka vrarë motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj, ndërsa ka tentuar të vrasë edhe tjetrin.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Dje në fshatin Gabresh të Kumanovës, një 66 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij dhe dy djemve të saj.

Gruaja 63 vjeçe dhe djali i saj 38 vjeçar kanë ndëruar jetë në vendngjarje, ndërsa djali tjetër është dërguar në spitalin e Kumanovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit