“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton” – Konjufca i çon “porosi” Eman Rrahmanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2024, 17:00

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kritikuar bashkëpartiakun e tij Eman Rrahmanin pasi që ai nuk votoi Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

“Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca.

Ndërsa reagimi i Rrahmanit ishte i menjëhershëm, ku ai i tha Konjufcës se nuk po ia përmend emrin.

Më pas Kryetari i Kuvendit, Konjufca, i tha Rrahmanit se nuk kam nevojë që ta përmend emrin, por vetëm të dijë arsyen pse nuk po votohet ky projektligj.

“S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët.

Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo , tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit