Shfrytëzonin 10-vjeçarin në TikTok, Natasha dhe djali i saj lihen në burg: Jam gjyshe heroinë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2024, 15:58

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg pa afat", për 67-vjeçaren Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kumaraku, pasi akuzohen për keqtrajtimin e djalit të mitur të 44-vjeçarit.

Nënë e bir, postonin në TikTok video të djalit 10-vjeçar me fjalë denigruese, ofenduese dhe banale me qëllim përfitimin nga rrjeti social. Por gjatë seancës gjyqësore, gjyshja 67-vjeçare, një emër i njohur në rrjetet sociale, ka mohuar akuzat duke thënë se nipin e ka rritur si një heroinë.

“E kam rritur vetë nipin, jam heroinë”.

Ka qenë nëna e djalit 10-vjeçar, ajo që e shqetësuar nga këto video aspak normale në rrjetin social dhe shfrytëzimin që po i bëhej atij, vendosi të bënte denoncim në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit