Norvegjezët i gëzohen lajmit për arrestimin e Visar Avdylit në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.02.2024, 10:51

Mediat norvegjeze kanë shkruajtur për arrestimin e djeshëm të Visar Avdylit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti për një vrasje të kryer në vitin 2021.

Lajmin për arrestimin e tij norvegjezët e morën si “të mirë”, dhe kanë thënë se të ndjerët janë të lehtësuar dhe shpresojnë që kjo çështje do të ketë një përfundim të drejtë.

Tutje bëhet e ditur se Visar Avdyli pritet që të ekstradohet në Norvegji, ku pritet të gjykohet për vrasjen e kryer të vitit 2021

Ndërsa media norvegjeze NK TV, ka treguar edhe historinë se si ka ndodhur ngjarja dhe momenti i vrasjes së Hamse Hashi Adan në Mortensrud në vitin 2021.

Sipas medias norvegjeze, Visar Avdyli ka edhe dy vëllezër të tjerë, që janë të arrestuar dhe po mbajnë dënim me burg për terrorizëm që nga viti 2016. Ndërsa vëllai i vogël i Visar Avdylit ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën e Sirisë krah Shtetit Islamik, por në një betejë në prill të vitit 2014 ai u vra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit