Ky është shqiptari që dhunoi të dashurën shtatzënë, e çoi vetë në spital pas humbjes së foshnjes

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2024, 10:31

Ymer Ramadan Haxhiaj, është 27-vjeçari shqiptar që u arrestua në Zakynthos pasi dhunoi të dashurën dhe e detyroi të abortonte.

Policia greke thotë se Haxhiaj dhe Athina Marula e datëlindjes 2005, kishin një lidhje intime dhe kishin bashkëjetuar prej disa kohësh. Por kur problemet mes tyre filluan të shtoheshin, vajza u rikthye në shtëpinë e prindërve.

Pak ditë më parë shqiptari ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka marrë vajzën në shtëpinë e tij. Atje mbas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi vajzën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi, e detyroi atë me marrë dy kokrra për të dështuar fëmijën.

Brenda pak minutash, vajza ka humbur fëmijën dhe ka pësuar hemoragji të madhe. Në këto rrethana, i riu shqiptar është detyruar ta çojë në spital, por edhe aty i ka marrë celularin dhe e ka kërcënuar për të mos treguar të vërtetën.

Por vajza ka folur me mjekët për rrethanat e dështimit të foshnjes dhe ata kanë bërë denoncimin në polici. Pas arrestimit, i riu shqiptar ka pranuar aktin e rëndë dhe ka thënë se nuk donte të kishte fëmijë me 19-vjeçaren.

Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje vajzën, ndërsa shqiptari do të dërgohet në gjykatë me akuzat e dhunës, plagosjes, detyrim për ndalimin e shtatzënisë dhe pengmarrje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit