Trazira të forta ka shkaktuar një flamur shqiptar i vendosur nga një nxënëse gjimnazi në Magnezi, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur një klasë e shkollës së mesme po zhvillonte një mësim në oborr, si pjesë e një programi të aktiviteteve shkollore. Pikërisht në atë moment nxënësja shqiptare ka nxjerrë nga çanta flamurin shqiptar dhe e ka varur në kangjellat e oborrit.
Nxënësit e gjimnazit pasi panë veprimin e shqiptares nuk hezituan, e kapën për krahu në vend dhe e çuan te drejtori i , ndërsa ngjarjen e kanë denoncuar drejtoreshën e përgjithshme duke u shprehur se janë ofenduar nga ngjarja.
Procedurat kanë nisur menjëherë. Mësuesja që në atë kohë kishte mbajtur mësim është thirrur për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe si e ka kryer shqiptarja këtë veprim, ndërsa janë njoftuar edhe prindërit, Bashkia e Pelionit Jugor si dhe Drejtoria e Arsimit të Mesëm të Magnezia.
Në shkollë ka mbizotëruar përçarje, pasi nxënësit dhe prindërit reaguan ndaj lëvizjes së nxënëses duke u ndjerë të ofenduar. Ka dyshime se shqiptarja e ka kryer këtë veprim për të deklaruar “prezencën” e komunitetit shqiptar në zonë edhe pse informacionet thonë se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë bëhet në oborrin e shkollës, ndonëse nuk ka shenja të një bashkëjetese të pabarabartë të grekëve dhe shqiptarëve as në komunitetin e shkollës dhe as në shoqëri.
Nxënësja shqiptare është shprehur se është penduar për veprimin e saj, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.