Fier/ Asfiksohen punonjës të një kompanie koreane

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2024, 21:31

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, në një kompani të huaj. Konkretisht, bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”.

Në ambientet e saj kanë shkuar forca policie dhe 3 autoambulanca. Sipas të njëjtave burime dyshohet se punonjësit janë asfiksuar gjatë procesit të punës që kryhen brenda saj.

Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh. Burime për JOQ Albania bëjnë të ditur se zjarri ka ndodhur si pasojë e djegies në sasi masive të matrialit llastik.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit