Arrestohet shqiptari në Greqi, ‘maskohej’ si ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2024, 20:43

Autoritetet greke kanë shkatërruar një grup kriminal që dyshohet për kryerjen e vjedhjeve dhe rrëmbimeve në zonën e tyre. Operacioni i tyre i suksesshëm çoi në arrestimin e disa individëve, përfshirë një person me dy identitete.

Në sistemin e policisë greke, një prej të arrestuarve rezulton me dy identitete, konkretisht atë real si Giga Tchilaia, 38 vjec shtetas gjeorgjian por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977. Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës. Në bazë të mediave greke personi është me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur, që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

Ky grup kriminal akuzohet për të ketë fituar më shumë se 200 mijë euro nga aktivitetet e tyre të paligjshme, dhe autoritetet po hetojnë për pjesëmarrjen e tyre në vepra kriminale të tjera. Gjatë operacionit, policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të dyshuara të vjedhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit