Dy të vrarë në fshatin Gabresh të Kumanovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2024, 19:12

Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.

Nga MPB e konfirmojnë rastin.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38).

“Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit