Një anije me flamurin shqiptar dhe që transportonte skrap është përplasur me shkëmbinjtë në zonën pranë Ksamilit.
Mësohet se anija tregtare "Bergfjord" që po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes, ka pësuar një defekt në sistemin e drejtimit.
Pas përplasjes, anija është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve pasi ka pësuar çarje.
Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap. Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.