Policia e Londrës: Një burrë është gjetur i vdekur, dyshohet se është shqiptar!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.02.2024, 14:34

Një burrë, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i vdekur në rrugë nga policia e Londrës, në Angli.

Ai është gjetur me shenja jete në 6 Tetor 2023, u dërgua në spital, por vdiq dhjetë ditë më vonë, më 16 tetor dhe sot pas gati katër muajsh ende nuk është identifikuar.

Policia e Londrës thotë se ai mund të jetë shqiptar, pasi në një kamer sigurie ai është dëgjuar teksa flet shqip.

Policia jep detaje se ai është i moshës rreth 40 vjeç, me sy kafe, pa flokë dhe ka një tatuazh në krah. Ai nuk kishte asnjë mjet identifikimi apo sende personale.

Policia ka krijuar një imazh të gjeneruar nga kompjuteri të burrit për të ndihmuar në identifikimin e tij

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit