“Do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij”, babai i Sibelës: Do marr hak nëse s’ka drejtësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2024, 14:25

Artan Abedini, babai i 27-vjeçares Sibela Abedini, që humbi jetën pak ditë më parë në Kamëz, ka kërcënuar se do të bëjë vetëgjyqësi nëse Altin Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm.

Babai i Sibelës tha se nuk do e lërë historinë me kaq pasi e akuzon Altin Çokun se ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën e tij. Ai tha se në bazë të Kanunit, për një grua të vrarë duhet të marrësh jetën e 7 burrave.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni. Nëse ligji nuk merr masa të rrepta… Do ta paguajë shtrenjtë ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruartë dalë në tarracë që të pijë duhan. Nëse shteti nuk çon drejtësinë n vend unë do të marr hakun 7-fish. Kërkoj burgim të përjetshëm për Altin Çokun. Nëse lirohet do ta vras atë dhe familjen e tij, nuk e fal”.

Rikujtojmë se 27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, mbrëmjen e 10 shkurtit. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 'Teuta' Kamëz, aty ku 27-vjeçarja jetonte prej një muaji me familjarët e saj. Ajo ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe bashkë ishin prindër të një vajze 2-vjeçare.

Familjarët e 27-vjeçares kanë dyshime se e reja mund të jetë vrarë, pasi thonë se ajo nuk do e linte kurrë vetëm vajzën për të cilën kujdesej aq shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit