Vjedhjet dhe abuzimet e operatorëve celularë në Shqipëri ndaj abonentëve të tyre janë të shumta dhe këtë e tregojnë më së miri edhe denoncimet e vazhdueshme që mbërrijnë në redaksinë tonë.
Një rast të tillë ka denoncuar së fundmi edhe një qytetare. Ajo thotë se Vodafone e ka paralajmëruar për kalimin e numrit në statusin pasiv edhe pse ka një ofertë aktive.
Qytetarja thotë se çdo muaj kryen rimbushje pasi bën ofertën, por kjo mesa duket nuk mjafton për Vodafone që e ka paralajmëruar se numri do t'i kalojë në statusin pasiv nëse nuk kryen rimbushje tjetër.
Në këtë mënyrë duket qartë se si Vodafone përpiqet të zhvasë xhepat e shqiptarëve edhe pse kanë paguar për oferta dhe vazhdojnë të paguajnë çdo muaj.
Denoncimi i qytetares:
Mbr si jeni.ju jeni mbeshtetje per shqiptarer te lutem publikoje anonim.nderkohe qe un kam oferte ne telefon vodafon te sjell mesazh qe numri juaj kalon ne pasiv nese nuk beni rimbushje Rimbushjen e bej cdo muaj mundesisht pa mbaruar oferta