Policia publikon pamjet e incidentit: Këta persona po kërkohen për lëndim trupor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2024, 10:50

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, bën thirrje policia.

Kosovo Police

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit