Humbi jetën në gjumë, i jepet sot lamtumira 14-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2024, 10:56

Varrimi i Jonson Sulika, 14 vjeçarit shqiptar, i cili vdiq në gjumë natën mes të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt do të bëhet në orën 15:00 të ditës së sotme.

Ceremonia mortore do të nisë në orën 15 nga salla e Bola, drejt varrezat e Traversetolo, Itali, duke kaluar para shtëpisë së familjes.

Të shtunën, më 17 shkurt, djemtë e Ekipit Traversetolo 2010 kujtuan Jonson pas fitores kundër Virtus, duke shkruar emrin e tij në bluza.

Tragjedia goditi familjen me origjinë shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet. Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën e mesme Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit.

Ishte motra e vogël e shqiptarit ajo që kuptoi se diçka nuk shkonte kur shkoi ta zgjonte për në shkollë. Edhe pse ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, për 14-vjeçarin shqiptar nuk kishte më shpresa. Do jetë autopsia ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit