Hodhën kapsolla e molotovë, 4 të arrestuar pas protestës së djeshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.02.2024, 10:11

Katër të arrestuar dhe gjashtë të proceduar, ky është bilanci pas protestës së organizuar një ditë më parë nga Opozita.

Të arrestuarit e akuzuar për veprime të dhunshme gjatë protestës, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një insitucioni shtetëror, janë: Kindi Toli, 21 vjeç, Andrea Malia 18 vjeç, Bledar Kola, 37-vjeç, Ismet Stefanis, 33 vjeç.

Ndërkohë në procedim në gjendje të lirë u lanë shtetasit: A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 21 flakadanë të plasur; 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur; 37 bidona plastikë uji, 0.5 L; 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë; 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit