Një sasi eksplozivi e pa shpërthyer ka alarmuar policinë e Sarandës mëngjesin e sotëm.
Lënda plasëse është gjetur jashtë një dyqani në pronësi të një avokati në qytetin bregdetar. Sapo është konstatuar lënda plasëse, autoritetet kanë rrethuar zonën dhe pritet ndëhyrja e forcave xheniere për të bërë shpërthim të kontrolluar.
Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive ndodhet pranë zyrave të OSHEE dhe një shkolle publike dhe një private.
Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.