Shkodra ka numrin më të ulët të lindjeve në 20 vite

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.02.2024, 21:25

Në vitet e fundit, numri i lindjeve në qytetin e Shkodrës ka shënuar një rënie shqetësuese, që arrin më shumë se 50% krahasuar me 23 vitet e kaluara. Mjekja e spitalit të Shkodrës, Dhurata Kuçi, ka shprehur shqetësimin e saj për këtë trend duke bërë të ditur se vetëm në vitin 2023 u regjistruan 1300 lindje, krahasuar me 3100 lindje në fillim të viteve 2000.

Mund të themi që në dhjetëvjeçarin e fundit duke e krahasuar me lindjet para 20 viteve ka një përgjysmim të lindjeve. Nëse në vitin 2000 kishim rreth 3 mijë, 3 mijë e 100 lindje, trendi është gjithnjë e në zbritje. Mund të them që 2019 ka 1580, 2020 me 1584 ,2021 ka 1670, 2022 ka 1437 dhe 2023 përsëri në zbritje me 1300 lindje".

Psikologu Altin Nika vlerëson se kushtet socio-ekonomike janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë zbritje të ndjeshme të lindjeve në Shkodër. Në një dekadë, numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me vitet para 20 viteve. Vështirësitë ekonomike, rritja e standardit të jetesës dhe pamundësia për të siguruar kushte të përshtatshme jetese janë disa nga sfidat që frenojnë të rinjtë nga krijimi i familjeve.

Shkodra sipas të dhënave të INSTAT përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën. Nga viti 2013 deri në vitin 2023, rënia e lindjeve në nivel kombëtar ka qenë 37%, duke shënuar rënie më të thellë në 30 vitet e fundit, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit