Sarandë/ 37-vjeçarja drejton makinën e dehur: Më ka rrahur ish-partneri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2024, 14:08

Një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Por kur është shoqëruar për në Komisariat, 37-vjeçarja me iniciale M.K ka treguar se ish-bashkëjetuesi e ka dhunuar. Pas kësaj dëshmie, policia ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale S.Ç për dhunimin e gruas dhe vetë gruan 37-vjeçare për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndaluar për verifikim, automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. K., 37 vjeçe, e cila, pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar ne gjendje të dehur. Për këtë arsye, kjo shtetase është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. Ç., 40 vjeç, pasi dyshohet se më datë 19.02.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje. Gjithashtu, pas komunikimit me prokurorin, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja M. K., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit