Vuçiq: Është e padrejtë ndaj rusëve nëse vendosim sanksione

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2024, 10:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se edhe përkundër presionit nga ndërkombëtarët nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Sipas tij, Serbia do të synojë të mbajë politikë të pavarur ndaj Moskës zyrtare.

“Ne do ta mbrojmë pozicionin tonë për aq sa të jetë e mundur. Arritëm ta bëjmë këtë për dy vjet. Nëse do të vazhdohet kjo, nuk e di, por shpresoj. E dimë se çka do të nënkuptonin sanksionet ndaj jush. Ne kemi miq dhe do të ishte e padrejtë ndaj rusëve po t’i trajtonim ashtu”, ka thënë Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit