Humb jetën një person në Skenderaj, dyshohet se ishte duke u munduar ta shuaj zjarrin në mal

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.02.2024, 09:08

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Rezall të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën derisa ishte duke tentuar ta shuaj zjarrin në mal.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Pas pranimit të një informate për një person të lënduar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj zjarrin që ishte duke u djegur një fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij, e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit