Humb jetën 75-vjeçari në Ballsh, u rrëzua sapo mori pensionin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2024, 23:43

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Ballsh, ku një i moshuar 75-vjeçar ka humbur jetën pas marrjes së pensionit në sportelet e postës në lagjen "28 Nëntori". Dyshohet se pasi ka marrë pensionin, ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët, duke pësuar plagë të rënda që e kanë çuar në humbjen e jetës në vend.

Kalimtarët e kanë parë të moshuarin të shtrirë përdhe dhe kanë njoftuar autoritetet, duke përfshirë policinë dhe një ekip mjekësor për të ofruar ndihmë mjekësore. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se i moshuari ka përjetuar një infarkt që mund të ketë shkaktuar rrëzimin e tij. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së trishtë.

Sot rreth mesditës, në lagjen “5 Shkurti”, në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75 vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit