1 në 3 fëmijë ka probleme me sytë , mjekët: Kufizoni përdorimin e pajisjeve teknologjike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2024, 16:06

Të dhënat më të fundit nga programi i depistimit të fëmijëve kanë treguar se 1 në 3 fëmijë kanë probleme me shikimin.

Mjekët okulistë thonë se numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po rritet nga viti në vit.

“Depistimi nëpër shkolla ka treguar që një pjesë e rëndësishme e fëmijëve kanë problem me shikimin. Edhe në praktikën tonë të përditshme shohim një shtim të problemit të shikimit tek moshat e vogla dhe të reja. Nga 10 fëmijë, 20-30 % e tyre kanë shfaqur probleme me shikimin.”

Sipas tyre, miopia ose problemet me shikimin larg, është në rritje te fëmijët.

“Miopia është ajo që ka një rritje, po vihet re tek fëmijë.”

Ndër shkaqet kryesore për shtimin e problemeve me shikimin tek fëmijët, mjekët përmendin zhvillimin e teknologjisë dhe përdorimin pa kriter moshe dhe kohe të paisjeve teknologjike.

“Kjo është e lidhur me qëndrimin e gjatë me pajisjet teknologjike sepse janë pikërisht pajisjet dixhitale, të cilat formojnë miopi, numrin me minus, problemin me shikimin larg.”

Për të evituar sa më shumë rastet e tilla, përveç atyre të trashëguara, mjekët okulistë rekomandojnë kufizimin e përdorimit të telefonave dhe tabletave, si dhe shmangien e qëndrimit për orë të tëra përpara televizorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit