Arsovska: Ndotësit e Shkupit janë deponitë e egra dhe ata që refuzojnë të vendosin filtra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2024, 13:12

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, ka thënë se ndotësit në kryeqytet janë deponitë e egra dhe ato që refuzojnë të vendosin filtra.

Arsovska tha se është dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë “USJE”, pasi siç tha, ajo ndot ajrin 24 orë dhe 365 ditë.

“Kjo duhet të ndalet. Nëse dikush dënohet, të tjerët do të kenë frikë ta bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë duan të jetojnë si në Perëndim, por të gjithë duan të marrin telefonin dhe të gjejnë lidhje”, tha Arsovska.

Ndërsa në lidhje me ndotjen në Gjorçe Petrov, Arsovska tha se është lokalizuar deponia që ka ndotur ajrin, duke shtuar se bëhet fjalë për lokacion afër lumit Lepenc, ku janë hedhur mbeturina kancerogjene.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit