Krahasuar me vitin e kaluar shkollor, në të gjitha shkollat në Shqipëri janë 12 363 nxënës më pak.
Për vitin shkollor 2023-2024, në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare janë regjistruar 333 420 nxënës. Por se në cilin cikël arsimor ka më shumë rënie, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit, nuk ka dhënë shpjegime edhe pse është detyrim ligjor informimi për interes të opinionit publik.
Por nëse të dhënat e regjistrimeve ndër vite do krahasoheshin, rënia do ishte evidente pavarësisht mungesës së transparencës nga Ministria e Arsimit. Që prej vitit shkollor 2020-2021 e deri më sot, ulja është me 56 067 nxënës vetëm brenda katër viteve. Rënia më e fortë është ndjerë në kohën e pandemisë, ku me lirimin e masave anti covid, shumë familje shqiptare emigruan bashkë me fëmijët e tyre dhe kjo u evidentua te ulja e numrit të nxënësve.
Sistemi arsimor parauniversitar është goditur më tepër nga rënia e numrit të nxënësve pasi për vitin 2024 mungojnë më shumë se 10 mijë nxënës