Në gjendje kritike pas humbjes së foshnjes, ndërron jetë Klodiana Ajazi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2024, 12:18

Klodiana Ajazi, e reja që prej disa javësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas humbjes së foshnjes gjatë lindjes, ka ndërruar jetë.

Ajo ishte shtruar në një spital në Stamboll ku po merrte trajtim mjekësor pas komplikacioneve gjatë lindjes. Por pavarësisht trajtimit mjekësor më të specializuar, ajo nuk ia ka dalë dot dhe tani i është bashkuar foshnjes që humbi në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Klodiana ishte drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta, kanë reaguar shumë miq e familjarë të cilët e cilësojnë të renë si një grua të fortë, punëtore, energjike dhe pozitive.

Reagimi nga Dhoma e Gruas:

Duke ju falenderuar përulësisht për angazhimin e jashtëzakonshëm në përpjekje të shërimit të Klodiana Ajazit, drejtore e Dhomës Ekonomike të Gruas, fatkeqësisht kjo nuk e bëri të mundur shpëtimin e saj. Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të të shtatzanisë. Sot familja dhe miqtë janë të pikëlluar për humbjen e një jete kaq të re. Bordi i Dhomës dhe anëtarët kanë humbur sot një mike, sipërmarrëse të re, punëtore, energjike, pozitive dhe bashkëpunëtore.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit