Po krasiste pemët, punonjësi i bashkisë Peqin rrëzohet dhe humb jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2024, 10:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin.

Një 58-vjeçar, punonjës i bashkisë Peqin, ka humbur jetën teksa po krasiste pemët në lagjen "Xhami". Ai është rrëzuar aksidentalisht gjatë krasitjes së pemëve dhe pavarësisht transportimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit