Gjilan: Një burrë gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2024, 10:07

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.

Rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 21:00.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, shkruan raporti 24 orësh i policisë.

Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit